Lazio ne gjysmefinale te Kupes se Italise
Lazio ka arritur tё rikthehet nga disavatazhi 1-0 pёr tё fituar nё fund me rezultat 3-1, nё ndeshjen çerekfinale tё Kupёs sё Italisё, përballё Torinos.
Njё gol i shёnuar nё pjesën e parё nga Cesare Natali kaloi Torinon nё avantazh, pas po thuajse gjysmё ore lojё (29’). Por, qё nё fillim tё pjesës sё dytё maqedonasi Goran Pandev barazoi pёr Lazion (49’). Dy gola tё tjerё tё shёnuar nga Stefano Mauri nё mintёn e 55-tё tё lojës dhe Tommaso Rocchi nё minutat shtesё, vulosёn fitoren pёr biancocelestёt. Lazio iu bashkohet kështu dy ekipeve tashmё tё kualifikuara pёr nё gjysmëfinale, Interit dhe Sampdorias, ndërsa pjesёmarrёsi i katërt do tё dihet mё 4 shkurt nga përballja mes Juventusit dhe Napolit.
Category: Futboll

















0 Komente