Valencia i ka kerkuar Cityt 143 milione euro
Braziliani i Milanit, Kaka, nuk është i vetmi emër i madh, i cili ka refuzuar të kalojë te pasanikët e Manchester Cityt. “The Guardian” njofton se Manchester City ka dështuar t’i transferojë edhe ...
... David Villan, Gianluigi Buffonin dhe Thierry Henryn, para se të bënte ofertën për Kaka.Një delegacion i skuadrës së Cityt në dhjetor kishte udhëtuar në Valencia për të kërkuar shërbimet e David Villas dhe David Silvas. Skuadra nga Liga Premier kishte ofruar 100 milionë funte (106 milionë euro) për yjet e Los Che, ndërsa Valencia ka kërkuar 135 milionë funte (143 milionë euro) kështu që pasanikët janë tërhequr. Delegacioni i Cityt ka udhëtuar edhe në Torino për të nisur bisedimet për portierin e Juventusit, Gigi Buffon. Bianconerët kishin kërkuar afër 105 milionë euro për portierin më të mirë në botë, ndërsa City sërish ka tërhequr negociatat.
Category: Futboll

















0 Komente