Adriano ia dedikoi golin djalit tё Mourinhos

dardanmiftari | Monday, February 16, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi brazilian Adriano ka thёnё se ai e ka mbajtur premtimin duke shёnuar mbrёmё nё fitoren 2-1 tё Interit ndaj Milanit, gol tё cilin ia ka dedikuar njё tifozi tё tij tё veçantё, djalit tё trajnerit Jose Mourinho.
“Gjithmonё kam pasur besim. I premtova djalit tё Mourinhos se do ta shënoja atё gol dhe jam i lumtur qё sot luajtëm mirё. Treguam njё lojё tё bukur dhe shpresoj tё vazhdojmë kështu”, ka thёnё Adriano. Edhe Mourinho thotë se goli i Adrianos ёshtё njё gol mё i veçantё pёr tё dhe se lojtari ёshtё favorit i djalit tё tij. “Goli i Adrianos ishte mё i veçanti nё karrierën time, pasi ishte hera e parё qё njё lojtar ia dedikon golin djalit tё trajnerit! Djali im gjithmonë shkon nё shkollё me fanellën e Adrianos, ai ёshtё shumё krenar. Ai po ashtu gjithmonë e luan atё nё Playstation!”, ka qeshur Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...