Ish trajneri i Prishtinës: Pa Tugjmanin nuk do ta fitonim të bronztën në Francë

Lina's | Tuesday, December 25, 2012 |


Trajneri i njohur kroat dhe ish trajneri i Prishtinës, Çiro Bllazheviq, i cili ndryshe njihet edhe si “Trajneri i të gjithë trajnerëve të Ballkanit” ka krijuar gjendjen në futbollin kroat, ndërsa ka thënë takimi me Serbinë në Maksimir do të jetë i zjarrtë dhe me shumë tensione.

Ai ka folur edhe për vitin 1998, kur Kroacia dridhi botën duke u stolisur me medalje të brozntë në Kampionatin Botëror të futbollit që u mbajt në Francë.

“Jemi më mirë të organizuar sesa Serbia. Themelit i vendosur ish presidenti Franjo Tugjman. Nuk e kam vërejtur që në Serbi dikush e ka kuptuar se futbolli është ambasadori më i mirë i një vendi. Para kampionatit Botëror të vitit 1998 për Kroacinë kishin dëgjuar vetëm 3.5 përqind e njerëzve, ndërsa pas atij Botëror kjo përqindje u rrit në 37”, ka thënë Bllazheviq për mediat serbe.

“Tugjmani gjatë gjithë kohës ishte me neve, vazhdimisht me shante me nënë, duhesh kështu, duhesh ashtu... Frikësohesha nga presidenti. Suksesi i tij më i madh është që me zgjodhi mua përzgjedhës. Pas barazimit me Slloveninë, presidenti i federatës me shkarkoi, kurse Tugjmani e kërcënoi se do ta fuste në burg. Asnjëherë nuk më është përzier në punë, por më është dashur që t’i sqaroj kush dhe pse luan. 

Po mos të ishte një autoritet i tillë, nuk do të arrinim atë rezultat”, ka thënë ish trajneri i Prishtinës. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!