Seks skandal: Tenisti Del Potro kërkon përmbushjen e fantazive seksuale (video)

Lina's | Tuesday, December 25, 2012 |


Tenisti argjentinas, Juan Martin del Potro ende nuk është deklaruar pas seks skandalit me yllin argjentinas, Joana Viljafane.

Starleta kohë më parë ka publikuar një video të bisedës së nxehtë ndërmjet saj dhe tenistit të shtatë në botë.
Del Potro i kishte telefonuar Joanas menjeherë pas ndeshjes ekzibizionale me Roger Federerin, ndërsa në video dëgjohet qartë se si tenisti kënaqet dhe e ‘urdhëron’ Joanën t’ia përmbushë fantazitë seksuale.

Tenisti argjentinas hiqej si djalë i mirë, ndërsa është në lidhje me Stefani Demner, e cila ende nuk është deklaruar pas kësaj skandali.

Del Potro gjendet në ballina të mediave argjentinase, ndërsa me sms mesazh ka bërë të ditur se nuk do të luaj për Argjentinën në Davis Cup. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!