Adriano shënoi me dorë?

dardanmiftari | Monday, February 16, 2009 | 0 Komente

Xhirimet për golin e Adrianos në derbin e të dielës mbrëma të zhvilluar në Giuseppe Meazza, ndërmjet Interit dhe Milanit, do të studiohen nga gjykatësit e sportit, ndërsa të martën pritet të merret një vendim përfundimtar.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Adriano mund të mungojë në dy ndeshjet e radhës në Serie A, për shkak të golit të shënuar me dorë në përballjen kundër rivalit të qytet Milan, të cilën e fituan zikaltrit me rezultat 2-1. Në fakt, gjatë të hënës zëvendësprokurori i përgjithshëm Stefano Palazzi ia ka raportuar këtë ‘incident’ gjykatësit të sportit Gianpaolo Tosel, i cili do të vendosë nëse Adriano do të dënohet. Dënim të ngjashëm kishte marrë Alberto Gilardino, kur kishte shënuar me dorë në ndeshjen Palermo-Fiorentina. Një pjesë e madhe e vendimit do të bazohet edhe në raportin e gjyqtarit të ndeshjes, Roberto Rosetti. Nëse Rosseti nuk e ka parë ‘incidentin’ atëherë sulmuesi brazilian do të dënohet me dy ndeshje moslojë. Por nëse Rosseti e ka parë prekjen me dorë dhe e ka konsideruar si aksidentale, atëherë mund të mos ketë ndëshkim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...