Rooney kthehet kundër Fulhamit

dardanmiftari | Monday, February 16, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, i cili ka qenë jashtë fushe që nga lëndimi të cilin e pësoi kundër Wiganit më 14 janar, pritet të kthehet në ndeshjen e mesjavës kundër Fulhamit.
Rooney ka qenë jashtë fushe për më shumë se një muaj kur u lëndua në përballjen me Wigan Athletic, pasi shënoi golin e fitores, ndërsa nga atëherë nuk është paraqitur në shtatë ndeshje për Djajtë e Kuq. “Jemi të sigurt që Rooney do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të shtunës kundër Blackburnit. Ndërsa shpresojmë që ai të jetë në bankën rezervë edhe në ndeshjen e të mërkurës kundër Fulhamit”, ka thënë trajneri i Unitedit, Sir Alex Ferguson, për faqen zyrtare të klubit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...