Crouch: Benitez shkatërroi edhe karrierën time

dardanmiftari | Saturday, February 07, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Portsmouth, Peter Crouch, ka qenё i ashpër nё deklaratën e fundit kundër ish-menaxherit Rafael Benitez, pёr shkak tё sjelljes sё tij ndaj Robbie Keane, gjatё kohës sa sulmuesi luante pёr Liverpoolin.
Crouch, i cili sot do tё përballet me ish-klubin e tij, ka deklaruar se tregimi me Keane i ka rikujtuar atij gjithё atё çfarë ka ndodhur me tё derisa ai ishte nёn drejtimin e Benitez. “Ka disa gjёra nё tё cilat tё dyja situatat përputhen dhe mё vjen keq pёr Robbie. Tё gjithё e dimё se ai ёshtё njё lojtar i madh dhe nuk fitoi rast nё Liverpool, por kjo ёshtё mënyra me tё cilёn vepron Rafa”, ka thёnё Crouch. “Ështё pёr tё ardhur keq se edhe unё kur isha pjesё e ekipit nuk vinte tё mё shpjegojё pse nuk luaja. Mё sё shumti u hidhёrove nё finalen e Ligёs sё Kampionёve kundër Milanit, kur Benitez doli me njё sulmues, Dirk Kuyt, ndërsa unё isha i etur tё tregoj se çfarë jam i aftё tё bёj nё njё ndeshje tё madhe”, ka shtuar Crouch.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...