LA Galaxy refuzon ofertёn e parё pёr Beckham

dardanmiftari | Saturday, February 07, 2009 | 0 Komente

Drejtori ekzekutiv i kompanisё AEG, Tim Leiweke, qё ka nё pronё klubin LA Galaxy ka zbuluar se ata e kanё refuzuar ofertёn e parё tё Milanit pёr shёrbimet e mesfushorit anglez David Beckham, pasi kjo ka qenё shumё larg nga pritjet e tyre.
Beckham nё mars do tё rikthehet nё LA Galaxy nёse Milani nuk dërgon njё ofertё tё duhur pёr anglezin, mё tё madhe se kjo qё aktualisht ёshtё nё tavolinën e negociatave. “Kemi marrё ofertё nga Milani. Por kjo ёshtё refuzuar”, ka thёnё Leiweke. Spekulohet se oferta e parё e rosonerёve ka qenё diçka nёn kufirin e 6 milionё funteve. Mediat amerikane shkruajnë se Galaxy kërkon sё paku 10 milionё funte pёr tё lejuar anglezin tё qëndrojё edhe mё tej nё Itali, ndërkaq ata angleze përmendin njё shumё dyfish mё tё madhe, 20 milionё euro. “Nёse Beckham dëshiron tё mbetet atje deri nё fund tё sezonit dhe Milan i paguan kompensimin LA Galaxy qё ne t’i pёrballojmё dёmet, atёherё do ta shohim propozimin. Por ne shumё qartё kemi thanё se presim qё Beckham tё rikthehet mё 9 mars”, ka shtuar Leiweke.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...