Drenthe: Sё shpejti do tё shihni mё tё mirёn nga unё

dardanmiftari | Saturday, February 14, 2009 | 0 Komente

Holandezi Royston Drenthe thotë se ai dëshiron qё e ardhmja e tij tё jetё nё Real Madrid, dhe ёshtё zotuar se sё shpejti do tё tregojё formёn e tij mё tё mirё.
I riu holandez u fishkëllye nga tifozёt vendas gjatё paraqitjes sё fundit nё Santiago Bernabeu, por ai shpreson se me paraqitje tё mira do tё arrijё ta bёjё pёr vete sёrish publikun. “Kam nevojё tё fitoj sёrish përkrahjen e tifozëve tё Madridit nё Bernabeu. Po stёrvis çdo ditё me pasion”, ka thёnё Drenthe. “Mund t’i bёj mё mirё ose mё keq gjёrat, por gjithmonë jam përpjekur tё jap mё tё mirёn nё fushё. Jam i sigurt se sё shpejti do tё tregoj mё tё mirёn nga vetja”, ka shtuar holandezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...