Reali rivalizon United për Modric

dardanmiftari | Friday, June 22, 2012 | 0 Komente

Real Madridi është duke përgatitur një ofertë në vlerën e 30 milionë eurove për mesfushorin e Tottenhamit, Luka Modric.

Daily Mail shkruan se trajneri i Realit, Jose Mourinho, u ka thënë drejtuesve të klubit të adresojnë një ofertë për kroatin.

Madrilenët janë të bindur se do të mund ta përmbyllin marrëveshjen para rivalit Manchester United, që vazhdimisht lidhet me një transferim të 26-vjeçarit.

Modric dëshiron të largohet nga White Hart Lane për të kaluar në një skuadër që luan në Ligën e Kampionëve. Shtuar këtu edhe problemet e Tottenhamit që tash është edhe pa trajnerin Harry Redknapp, largimi i kroatit duket më se i mundshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...