Maradona: Grekët mund t’i ndalojnë gjermanët

dardanmiftari | Friday, June 22, 2012 | 0 Komente

Diego Maradona thotë se nëse 300 grekë kanë qenë në gjendje t’i ndalojnë 10 mijë persianë, ata sigurisht mund ta ndalojnë edhe Gjermaninë në ndeshjen e sotme çerekfinale të Euro 2012.

“Fernando Santos (trajneri i Greqisë) e di se ai e ka ndeshjen e jetës në duart e tij, pasi ka përballë një betejë të përpjetë të një madhësie gjigante. Por nëse 300 grekë ishin në gjendje t’i ndalojnë 10 mijë persianë në Thermopylae, atëherë 11 grekë sigurisht se kanë një shans kundër 11 gjermanëve”.

“Ai bëri mrekulli duke u mbrojtur ndaj rusëve dhe do të duhet ta dyfishojë shpirtin e skuadrës për mbrëmjen në Gdansk”.

“Skuadra gjermane është në formë, e re dhe e fuqishme. Grekët janë të vështirë, të moshuar dhe me përvojë. Ky kampionat ka nxjerrë në pah fuqinë dhe forcën, dhe edhe pse jam i sigurt se grekët do të bëjnë një rezistencë heroike, Gjermania duhet të fitojë”, ka shkruar Maradona në kolumnen e tij për Times of India.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...