Ferguson: Liga e Kampionëve pastaj Liga Premier

dardanmiftari | Thursday, February 12, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, thotë se mbrojtja e trofeut të Ligës së Kampionëve është më e rëndësishme për të, sesa triumfi i radhës në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq janë duke luftuar për katër trofe: Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, Carling Cup dhe FA Cup, ndërsa nëse edhe këtë vit e fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve, ata do të jenë skuadra e parë, e cila e ka fituar dy vjet rresht këtë trofe (që nga formati i ri). Po ashtu nëse arrijnë të shpallen kampionë në Ligën Premier, atëherë ata do të barazohen me Liverpoolin duke fituar 18 tituj. “Nëse flasim për prioritet, atëherë duhet të them Liga e Kampionëve”. “Mendoj se e kemi mundësinë të barazohemi me 18 tituj me Liverpoolin. Megjithatë nëse shikoni suksesin tonë në Evropë, atëherë mendoj se duhet të jetë më i mirë”. “Askush nuk ka arritur ta mbrojë titullin e Ligës së Kampionëve që nga formati i ri, prandaj mendoj se kjo është sfida kryesore për ne”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...