Ferguson: Tifozët italianë do ta shohin kush është Ronaldo

dardanmiftari | Tuesday, February 24, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, pret që superylli portugez, Cristiano Ronaldo, të shkëlqejë në takimin e të martës mbrëma në Giuseppe Meazza kundër Interit, për t’u treguar tifozëve italianë se kush është lojtari më i mirë në botë.
“Dy vite më parë kur erdhëm në Milano për të luajtur kundër Milanit, Ronaldo ishte një lojtar i papjekur ende. Mirëpo ai tash është një lojtar krejtësisht ndryshe”. “Dëshiroj që unë dhe të gjithë të pranishmit në stadium, të shohim pjekurinë e Ronaldos sonte. Ai do të dëshmojë se kush është Ronaldo i vërtetë, për nder të atmosferës, tifozëve dhe garës”, ka thënë trajneri i Djajve të Kuq.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...