Puel: Mund ta mposhtim Barcelonën

dardanmiftari | Tuesday, February 24, 2009 | 1 Komente

Menaxheri i Olympique Lyonnais, Claude Puel, thotë se ai ka besim te skuadra e tij që mund t’i mposhtë gjigantët katalunas në përballjen e të martës mbrëma për 1/16 finales së Ligës së Kampionëve.
“E rëndësishmja është se ne mendojmë se mund të fitojmë. Nuk dëgjojmë se çka thonë për neve. Kohëve të fundit ka filluar edhe shtypi të kuptojë se Barcelona është një skuadër e cila mund të mposhtet, ndërsa ne e kemi menduar gjithmonë këtë”. “Ne e dimë se ata janë një skuadër shumë e mirë, dhe që nga momenti kur jemi caktuar të luajmë me ata, ne e kemi përcjellë vazhdimisht situatën te Barcelona”. “Nuk besoj se Barcelona do ta ndryshojë stilin e lojës kundër nesh. Ata do të luajnë njësoj si në të gjitha ndeshjet. Ndërsa përgjigja e lojtarëve të mi duhet të jetë e përbashkët. Duhet të fokusohemi te të gjithë lojtarët. Por kryesorja është që ne ta luajmë lojën tonë. Kjo është mënyra më e mirë për ta mposhtur Barcelonën”, ka thënë Claude Puel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

1 comment:

Shkruani Komentin Poshtë...