Legrottaglie: Juve do të shkëlqejë kundër Chelseat

dardanmiftari | Tuesday, February 24, 2009 | 0 Komente

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Nicola Legrottaglie, pranon se është shumë i emocionuar para ndeshjes kundër Chelseat, e cila do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në Stamford Bridge, duke shtuar se skuadra e tij do të shkëlqejë në Ligën e Kampionëve.
“Të gjithë e kemi pritur një ndeshje të këtillë me vite dhe e di se Juventusi do të shkëlqejë në Evropë”. “Do të ishte mirë sikur të mos pësonim asnjë gol në Londër dhe të shënonim një në portën e tyre”. “Nëse hymë në fushë me të njëjtin motivim sikurse në Bernabeu, atëherë mendoj se mund ta mposhtim çdo skuadër”, ka thënë Legrottaglie për “La Gazzetta Dello Sport”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...