Galliani: Interi nuk mund të na bëjë ballë

dardanmiftari | Wednesday, February 11, 2009 | 0 Komente

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka folur për derbin e fundjavës ndërmjet Interit dhe Milanit, duke thënë se Nerazzurët nuk kanë asnjë shans përballë Rossonerëve, nëse këta të fundit janë në formë.
“Aktualisht jemi shumë të qetë, edhe pse nuk jemi të kënaqur me humbjen e pikëve kundër skuadrave të vogla, siç është Reggina. Duhet të kuptojmë se titulli fitohet duke i mposhtur edhe skuadrat e vogla”. “Ne kemi arritur t’i marrim vetëm 12 pikë nga shtatë ndeshje përballë skuadrave të fundit në tabelë, ndërsa Interi i ka fituar 19 pikë”. “Fatmirësisht e kemi mundësinë të përballemi me Interin këtë vikend, dhe jam sigurt se do të luajmë mirë. Në vitin 2008 i fituam të dyja derbit, shpresoj që ta përsërisim këtë edhe sivjet”. “Nëse luajmë ashtu si dimë më mirë, është shumë vështirë që të na ndalë ndonjë skuadër”, ka përfunduar Galliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...