Adebayor lojtari më i mirë në Afrikë

dardanmiftari | Wednesday, February 11, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, është shpallur Lojtari më i mirë në Afrikë për vitin 2008.
Sezonin e kaluar Adebayor shënoi 24 gola në Ligën Premier dhe ishte lojtari kryesor i Togos drejt kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2010. Çmimin e futbollistit më të mirë ia ka ndarë Konfederata Afrikane e Futbollit, ndërsa kanë votuar kapitenët dhe trajnerët e përfaqësueseve afrikane. “Jam shumë i lumtur për këtë çmim. Jam vërtet i nderuar për kontributin që kam dhënë për futbollin afrikan dhe shpresoj që Kampionatin e ardhshëm Botëror ta fitojë një shtet afrikan”, është shprehur Adebayor.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...