Van Persie: Forma e Arsenalit e pakënaqshme

dardanmiftari | Wednesday, February 11, 2009 | 0 Komente

Lojtari ofanziv i Arsenalit, Robin van Persie, thotë se forma aktuale e Arsenalit nuk është e kënaqshme, edhe pse Topçinjtë nuk janë mposhtur në njëmbëdhjetë ndeshje.
“Në tre ndeshjet e fundit në Premier League kemi barazuar tri herë dhe kjo nuk është mirë, pasi që kemi humbur gjashtë pikë”. “Jemi duke u munduar, mirëpo ende nuk arrijmë ta japim maksimumin. Nuk shënojmë gola dhe nuk luajmë mirë sa duhet”. “Ndonjëherë i kam fajet unë, ndonjëherë i ka fajet ndonjë lojtar tjetër, ndonjëherë nuk kemi fat... Mirëpo ne duhet ta gjejmë mënyrën për të pasur sukses, sepse tani për tani nuk shkon mirë”, është shprehur holandezi.




Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...