Cannavaro: Italia pati një ditë të keqe

dardanmiftari | Wednesday, February 11, 2009 | 0 Komente

Në takimin e të martës mbrëma Brazili e mposhti Italinë me rezultat prej 2-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Emirates Stadium, ndërsa kapiteni i Azzurëve, Fabio Cannavaro, thotë se italianët paguan për fillimin e dobët të ndeshjes.
“Kur luan përballë një skuadre siç është Brazili dhe mundohesh të mos rrezikosh, atëherë dënohesh. Është turp sepse dështuam krejtësisht në gjysmën e parë”. “Në pjesën e dytë krijuam disa mundësi dhe besoj se kemi pasur më shumë gjuajtje drejt portës se Brazili. U munduam të bëjmë diçka ta përmbysnim rezultatin, mirëpo ishte thjeshtë një ditë e keqe për ne”, ka thënë mbrojtësi i Real Madridit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...