City shënon fitore ndaj Evertonit

dardanmiftari | Saturday, April 25, 2009 | 0 Komente

Manchester City ka shënuar fitoren e parë në udhëtim në Premier League që nga muaji gusht, pasi sot mposhti Evertonin në Goodison Park me rezultat 2-1.
Dy gola, nga një në secilën pjesë, të shënuar nga Robinho (35’) dhe Stephen Ireland (54’), i dhanë epërsinë e dyfishtë ekipit mysafir, para se vendasit të barazojnë në çastet e fundit të ndeshjes. Djelmoshat e David Moyes, që festonte ditëlindjen e 46-të të tij, mbetën në fushë me 10 lojtarë për shkak të rënies në fushë të Phil Jagielka pa asnjë lojtar në afërsi të tij (60’) dhe pasi ishin harxhuar të tri zëvendësimet.Edhe pse me një lojtar më pak në fushë vendasit çfarë arritën të ngushtojnë epërsinë në minutat shtesë të ndeshjes me anë të një goli të zëvendësuesit Dan Gosling.Evertoni vazhdon të mbajë pozitën e gjashtë me 53 pikë, derisa Manchester City po ashtu vazhdon të mbajë pozitën e nëntë me 44 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...