F1: Trulli në pol-pozicion në garën e Bahrejnit
Skuteria Toyota ka dominuar në kualifikimet për garën e nesërme të Çmimit të Madh të Bahrejnit.
Jarno Trulli do të niset nga vendi i parë në garën nesërme, që është hera e parë që nga viti 2005, dhe do të ndiqet nga shoku i skuadrës, Timo Glock.Fituesi i Çmimit të Madh të Kinës, Sebastian Vettel, ishte ngasësi i tretë më i shpejtë, duke lënë pas kryesuesin aktual të renditjes në Formula 1, ngasësin e Brawn GP, Jenson Button.Kampioni aktual i Formula 1, Lewis Hamilton, do të niset nga pozita e pestë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Heikki Kovalainen, nga e 11-ta.Ferrari ka dështuar edhe kësaj here me Felipe Massa dhe Kimi Raikkonen që do të startojnë nga vendi i tetë, respektivisht i 10-të.
Category: Formula 1
0 Komente