Rakitic: Mund të bëhem Nedvedi i ri

dardanmiftari | Wednesday, February 11, 2009 | 0 Komente

Mesfushori kroat i Schalke 04, Ivan Rakitic, beson se mund ta zëvendësojë legjendën e Juventusit, Pavel Nedved, nëse transferohet te gjigantët italianë.
Zonja e vjetër është duke kërkuar një zëvendësues të denjë të ‘Furisë çeke’, që pritet të pensionohet në fund të sezonit, ndërsa Rakitic po mundohet t’ua lehtësojë zgjedhjen Bianconerëve. “Pavel Nedved është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe është mëkat të më krahasosh mua me të. Ai ka qenë në nivelet më të larta të futbollit qe shumë vite, ndërsa unë sapo e kam filluar karrierën”. “Megjithatë, unë mundohem të jap maksimumin dhe të përmirësohem vazhdimisht. Besoj në kualitetet e mia dhe mendoj se dikur mund të bëhem si Nedvedi”, ka thënë mesfushori kroat.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...