Terry pro- Hiddinkut

dardanmiftari | Wednesday, February 11, 2009 | 0 Komente

Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka shprehur keqardhjen e tij për largimin e trajnerit Luiz Felipe Scolari, ndërkohë ka mbështetur tentativat për ardhjen e trajnerit të Rusisë, Guus Hiddink, në krye të Bluve.
“Hiddinkut i pëlqen futbolli. Ai ka raporte të mira me Abramovichin dhe shpresoj ta pranojë rolin e trajnerit tonë”, ka thënë mbrojtësi anglez. Chelsea ka mbetur pa trajner në momentin më të keq, pasi që tre ndeshjet e radhës i zhvillon në tre kompeticione të ndryshme: FA Cup kundër Watfordit; Premier League kundër Aston Villas; dhe në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...