Bryant arrin shifrën 23.000, Clevelandi pëson sërish

dardanmiftari | Wednesday, February 11, 2009 | 0 Komente

Basketbollisti i Los Angeles Lakers, Kobe Bryant, është lojtari më i ri në historinë e NBA-së, i cili ka arritur shifrën prej 23.000 pikëve.
L.A. Lakers shënuan fitore kundër Oklahoma Cityt me rezultat 105-98, ndërsa Bryant në këtë takim shënoi 34 pikë për të hyrë në historinë e ligës më të fortë të basketbollit në botë. Nga ana tjetër, basketbollisti i Clevelandit, LeBron James ka shënuar 47 pikë në përballjen tjetër që u zhvillua të martën mbrëma, të cilën Cavallierët e humbën nga Indiana me diferencë prej një pikë (96-95). Kjo është humbja e dytë radhazi e Clevelandit, ndërsa ishte befasuese, pasi që Indianas i munguan tre lojtarë kryesorë, Mike Dunleavy, Jeff Foster dhe Marquis Daniels.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...