Leonardo do ta zëvendësojë Ancelottin?

dardanmiftari | Wednesday, February 11, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, mund të largohet nga San Siro në fund të sezonit, ndërsa vendin e tij pritet ta zë, mesfushori i dikurshëm i Rossonerëve, Leonardo.
“Sportmediaset” njofton se gjasat janë gjithnjë e më të mëdha që në fund të këtij sezoni, Ancelotti të merr drejtimin Chelseat, ndërsa drejtuesit e Milanit janë duke u përgatitur që në stolin e kuqezinjve ta angazhojnë ish- mesfushorin brazilian Leonardo. Leonardo është duke marrë leksione të trajnimit, ndërsa “Sportmediaset” e ka cituar të ketë thënë: “Jam duke u përgatitur për të qenë trajner i Milanit”. Mediat britanike njoftojnë se pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është duke përgatitur një mega-ofertë për ta joshur Ancelottin drejt Stamford Bridge në fund të sezonit. Ndërsa deri atëherë, sipas të gjitha gjasave, Blutë do t’i drejtojë Guus Hiddink.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...