Hiddink: Javën tjetër jam në Stamford Bridge

dardanmiftari | Wednesday, February 11, 2009 | 0 Komente

Trajneri i përfaqësueses së Rusisë, Guus Hiddink, ka thënë për një radio holandeze se javën e ardhshme do të angazhohet si trajner i Chelseat.
“Abramovichi ka bërë shumë për futbollin rus, prandaj edhe unë dëshiroj të bëj diçka për të. Do të shkoj në Londër dhe do të pranoj që javën e ardhshme të jem në fushë”, ka thënë Hiddink për “Radio 538”. Marrëveshja me Hiddinkun besohet të jetë e përkohshme tani për tani, mirëpo holandezi 62-vjeçar është shprehur se ai mund të qëndrojë më gjatë në stolin e Bluve. “Nëse më shkon keq, do të kthehem kah lindja. Ndërsa nëse kam sukses do të qëndroj. Mirëpo tani për tani nuk po mendoj për afat të gjatë kohor”, ka shtuar Hiddink.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...