Kontratë e re për Aquilanin

dardanmiftari | Friday, February 20, 2009 | 0 Komente

Mesfushorit të Romës, Alberto Aquilani, do t’i ofrohet kontratë e re menjëherë pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, të cilën Roma e zhvillon të martën kundër Arsenalit.
Edhe pse agjenti i Aquilanit, Franco Zavaglia, ka thënë se Giallorossët ende nuk kanë kontaktuar me të, lajmet nga Roma njoftojnë se verdhekuqtë e kanë gati ofertën e re për mesfushorin italian. Aquilani dëshiron të mbetet te kryeqytetasit, ndërsa gazeta “Leggo”, e ka cituar atë duke thënë: “Dëshiroj ta kthej formën time më të mirë dhe të jem protagonist te skuadra e Romës”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...