Muntari: United janë më të mirët, por ne e kemi Mourinhon

dardanmiftari | Friday, February 20, 2009 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Sulley Ali Muntari, ka respekt të madh për kampionët e Manchester United, mirëpo beson te trajneri i zikaltërve, Jose Mourinho, nga i cili pret eliminimin e Djajve të Kuq.
“United janë një skuadër e madhe, njëra nga më të mirat në botë. Mirëpo ata do ta kenë vështirë të përballen me ne sepse edhe ne jemi skuadër e fuqishme”. “Ata kanë sulmues të shkëlqyer, por ne e kemi planin tonë të lojës dhe e kemi faktorin Jose Mourinho, i cili është trajneri më i mirë në botë”, ka thënë Muntari për skysports.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...