NBA: Jazz mposhtin kampioninёt

dardanmiftari | Friday, February 20, 2009 | 0 Komente

Mehmet Okur ka shёnuar 19 pikё pёr tё ndihmuar ekipin e tij Utah Jazz tё mposhtë kampionin aktual tё NBA-sё, Boston Celtic, me rezultat 90-85.
Deron Williams ka shtuar 18 pikё dhe 10 asitime pёr Jazz, derisa Paul Pierce arriti pikёt mё tё larta pёr Boston, 20 pikё, por shёnoi vetëm shtatё nga 19 gjuajtjet. Kjo ishte fitorja e tretё nё radhё pёr Jazz, tё cilёt po ashtu mposhtёn edhe LA Lakers me rezultat 113-109 gjatё javës sё kaluar. Utah (32 fitore, 23 humbje), aktualisht ёshtё nё pozitën e tetё dhe tё fundit qё dërgon nё play-off nё Konferencёn Perёndimore. Nё ndeshjen tjetër tё NBA-sё, San Antonio Spurs ka shёnuar fitore 83-79 nё udhëtim tek Detroit Pistons, falё 19 pikёve tё Tony Parker dhe 18 tё Tim Duncan.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...