Valdes: Gabimi im na kushtoi

dardanmiftari | Sunday, February 22, 2009 | 0 Komente

Barcelona ka pësuar humbjen e dytë të sezonit në përballjen e të shtunës mbrëma kundër Espanyolit, edhe atë në Camp Nou, ndërsa portieri Victor Valdes bëri një gabim amatoresk, të cilin e shfrytëzoi Ivan De la Pena për ta shënuar golin e dytë.
“Gabimi im, i cili na kushtoi me golin e dytë, pati shumë rëndësi në vazhdimin e lojës. Po ashtu përjashtimi (i Seydou Keitas) ishte momenti kryesor në ndeshje”. “Espanyoli kishte ardhur të luante në mënyrën e tyre dhe ata e prishën lojën. Loja jonë është e bazuar në shpejtësi, ndërsa ata e prishën lojën me metodat e tyre”, ka thënë Valdes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...