Mourinho: Benitez duhet të ndalojë së ankuari

dardanmiftari | Sunday, February 22, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, e ka porositur menaxherin e Liverpoolit, Rafa Benitez, të ndalojë të ankohet në Manchester United.
Mourinho hedh poshtë thëniet e Benitez, se orari i ndeshjeve dhe ndikimi i arbitrave ishin arsye kyçe për dominimin e Manchester United. “Chelsea ishte kampion pasi ishte ekipi më i mirë dhe Manchester United është kampion sepse është ekipi më i mirë. Nëse Liverpooli dëshiron të fitojë, duhet të jetë më i miri. Ekipi më i mirë gjithmonë fiton”, ka thënë Mourinho. I pyetur se pse nuk i pushoi lojtarët kryesor në ndeshjen e djeshme ndaj Bolognas, Mourinho është përgjigjur sërish me një sulm tjetër ndaj Benitez dhe Liverpool. “Nuk i pushuam lojtarët pasi duam ta fitojmë titullin. Klube të mëdha janë ata që luftojnë për tituj dhe Liga e Kampionëve është e njëjtë. Para se të luaja me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve në vitin 2007, Liverpooli i pushoi 10 lojtarë kundër Fulhamt dhe humbi, dhe kjo fitore i ndihmoi Fulhamit të dalë nga zona e rrezikut”, ka komentuar Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...