Guardiola: Humbja duhet të jetë zgjim

dardanmiftari | Sunday, February 22, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i Barcelonës, Pep Guardiola, e sheh me pozitivizëm humbjen e mbrëmshme ndaj Espanyolit, duke thënë se kjo duhet të jetë një ‘zgjim’ për ekipin.
Ivan de la Pena u rikthye në fushë të ish-klubit të tij për të shënuar dy gola në fitoren e mbrëmshme të Espanyolit ndaj Barcelonës në Nou Camp. Tentimi i 10 lojtarëve vendas të mbetur në fushë nuk ishte i mjaftueshëm për të nxjerrë ndonjë pikë, edhe pse goli i shënuar nga Yaya Toure iu dha ca kurajë atyre. “Shumë njerëz një kohë të gjatë kanë thënë se La Liga është fituar, por kjo humbje do të na prekë të gjithëve. Nuk jam i shqetësuar për humbjen, por siç thash, kjo duhet të na zgjojë”, ka thënë Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...