Vidic po thuajse zgjodhi Liverpoolin para Manchesterit

dardanmiftari | Sunday, February 22, 2009 | 0 Komente

Mbrojtësi serb Nemanja Vidic ka thënë se ai kishe zhvilluar bisedime me Liverpoolin para se më në fund të vendoste për të kaluar në Manchester United.
“Kam biseduar me Liverpoolin. Isha shumë afër Fiorentinës, pastaj Liverpoolit dhe pas kësaj Manchester United. Mendoj se e kam bërë zgjedhjen e duhur”, ka thënë Vidic për The Independent. “Në atë kohë ishte vështirë të zgjidhja, por nëse shihni tash, brenda tri viteve kemi fituar aq shumë trofe dhe kam luajtur rregullisht”. “Liverpooli filloi takimet, pastaj ndaloi. Nëse do të qëndroja në Spartak Moskë do të kisha më shumë para se që kam në United, pasi ata më ofruan më shumë para të qëndroja. Profesionalisht, të shkoja në Evropë, United ishte zgjidhja më e mirë”, ka thënë serbi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...