Voronin dërgon Herthan në maje të Bundesligës

dardanmiftari | Saturday, February 14, 2009 | 0 Komente

Andriy Voronin ka shënuar dy golat për fitoren 2-1 të Hertha Berlinit ndaj kampionit e Bundesligës, Bayern Munich, duke e çuar kështu ekipin edhe në pozitën e parë të tabelës.
Vendasit kaluan në epërsi në fund të pjesës së parë me anë të golit të shënuar nga sulmuesit ukrainas, i ardhur si huazim nga Liverpooli (minuta e 38-të).Miroslav Klose barazoi rezultatin pas 1 orë lojë në Olympic Stadium para se Voronin të shënoi golin e tij të dytë, që erdhi pas një pasimi të Raffael, 13 minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes (77’).Hoffenheim, që dje humbi me rezultat 4-1 ndaj Bayer Leverkusen, tash zbret në pozitën e dytë me 39 pikë, një prapa liderit, ndërsa Bayerni do të mbajë pozitën e tretë me 38 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...