Kupa FA: Hat-trick i Anelkas në fitoren e Chelseat

dardanmiftari | Saturday, February 14, 2009 | 0 Komente

Sulmuesi francez Nicolas Anelka ka shënuar hat-trick në fitoren prej 3-1 të Chelseat në fushë të ekipit të ligës së dytë, Championship, Watfort, fitore që e dërgon ekipin londinez në çerekfinale të Kupës FA.
Chelsea dominoi ndeshjen, por e pa veten në disavantazh pas golit të zëvendësuesit Tamas Priskin që shënoi me prekjen e parë të topit, pas 69 minutash lojë. Megjithatë, me Hiddink që përcillte ndeshjen në krah të pronarit të klubit, Roman Abramovic, Anelka u përgjigj pas gjashtë minutash lojë duke barazuar rezultatin ndaj ekipit të divizionit të dytë anglez, dhe për të kaluar Chelsean në epërsi pas 80 sekondash tjera.Por francezi nuk u mjaftua me kaq dhe shënoi edhe një gol të vonshëm në minutat shtesë për të kompletuar hat-trickun e parë në fanellën blu, për t’i dhënë fitoren e merituar Chelseat, që sot u drejtua nga Ray Wilkins.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...