Adebayor kërkon fitore në çdo ndeshje
Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, thotë se ekipi i tij ka nevojë për fitore në të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit, nëse dëshiron të përfundojë në katërshen e parë, që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Topçinjtë kanë një sfidë të vështirë për të përfunduar në top katërshin më të mirë të tabelës së Premierligës, pasi aktualisht gjenden në pozitën e pestë me gjashtë pikë prapa Aston Villës. “Liga e Kampionëve është prioritet për Arsenalin. Që të futemi në katërshen duhet të japim gjithçka, të fitojmë në çdo ndeshje nga tash deri në fund të sezonit”, ka thënë Adebayor. “E dimë se nuk do të jetë e lehtë, e dimë se do të jetë vështirë, por duhet të jemi të gatshëm dhe të përballemi me këtë”, ka shtuar sulmuesi nga Togo.
Category: Futboll
0 Komente