NBA: James fiton duelin ndaj Wade

dardanmiftari | Tuesday, March 03, 2009 | 0 Komente

LeBron James ka fituar duelin e dy liderëve të shënimeve në NBA, përballë Dwyane Wade, për të ndihmuar Cleveland Cavaliers të shënojnë fitore 107-100 ndaj Miami Heat.
James qëndron i dyti prapa Wade në renditjen individuale të shënimeve, por ishte në gjendje të mposhtë kundërshtarin e tij në përballje direkte me një pikë më shumë. James shënoi 42 pikë dhe kontribuoi edhe me tetë kërcime dhe katër asistime. Wade krahas 41 pikëve, kontribuoi edhe me nëntë asistime, shtatë kërcime dhe shtatë vjedhje të topave. Bashkëlojtarët e tij tek Miami, Jermaine O’Neal dhe Mario Chalmers kontribuuan me 16 pikë, respektivisht 15. Mo Williams shënoi 30 pikë derisa Zydrunas Ilgauskas 12 pikë dhe 15 kërcime për fituesin e ndeshjes, Cleveland Cavaliers.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...