Adriano kërkon rinovimin e kontratës

dardanmiftari | Thursday, March 19, 2009 | 0 Komente

Sipas të përditshmes sportive "Tuttosport", sulmuesi i Interit, Adriano, dëshiron ta zgjidh të ardhmen e tij tek Interi sa më shpejt që është e mundur.
Kontrata aktuale e Perandorit skadon në qershor të vitit 2010, ndërsa drejtuesit zikaltër nuk dëshirojnë t’ia vazhdojnë kontratën, pasi që braziliani i është kthyer sërish zanatit të vjetër të ahengjeve. Agjenti i Adrianos, Gilmar Rinaldi, ka qenë të mërkurën në zyrat e Interit për të diskutuar të ardhmen e klientit të tij, megjithatë Nerazzurët i kanë shtyrë për më vonë bisedimet me qëllim që të përcjellin veprimet e mëtutjeshme të sulmuesit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...