Gerrard: Kushdo që vjen do ta eliminojmë

dardanmiftari | Thursday, March 19, 2009 | 0 Komente

Të premten hidhet shorti për çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa simboli i Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se skuadra e tij do ta mirëpresë cilëndo skuadër, pasi që Të Kuqtë nuk ia kanë frikën askujt.
“Ne nuk ia kemi frikën askujt. Ne do ta mirëpresim këdo dhe më besoni se do ta tejkalojmë”. “Nëse më pyetni për faktorin ‘frikë’ në Ligën e Kampionëve, atëherë mendoj se shtatë skuadrat tjera duhet të shpresojnë që të mos ndeshen me ne”. “Megjithatë, unë e shikoj në atë mënyrë që herët a vonë ne duhet të përballemi me të gjithë më të fortit, prandaj nuk ka rëndësi kur do të luajmë kundër tyre, më herët ose më vonë”, ka thënë mesfushori anglez për “Belfast Telegraph”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...