Benitez: Duhet ta mposhtim Chelsean në Anfield

dardanmiftari | Friday, March 20, 2009 | 0 Komente

Rafa Benitez mendon se Liverpooli mund ta eliminojë skuadrën e Chelseat nga Liga e Kampionëve, por me kusht që të shënojë fitore në kështjellën e Të Kuqve, në Anfield.
“Është me rëndësi të mendojmë për ndeshjen e parë në Anfield ku do ta kemi mbështetjen e tifozëve tanë, prandaj aty duhet të nxjerrim rezultat pozitiv para se të shkojmë në Stamford Bridge”. “Duhet të sigurohemi që të mos e bëjmë gabimin e njëjtë që e bëmë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të sezonit të kaluar. Na presin dy takime shumë të vështira, por jemi duke luajtur mirë dhe kemi besim të plotë se mund t’ia dalim mbanë”, ka thënë spanjolli.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...