Ferguson i kënaqur me Porton

dardanmiftari | Friday, March 20, 2009 | 0 Komente

Menaxheri i kampionëve në fuqi të Ligës së Kampionëve, Sir Alex Ferguson, është ndarë i kënaqur me hedhjen e shortit të premten, pasi që Manchester United do ta ketë të lehtë ta sigurojë gjysmëfinalen këtë sezon.
“Ky është një short i mirë për ne. Nganjëherë është vështirë të mendosh nëse është më mirë ta luash ndeshjen e parë në shtëpi, apo si mysafir, mirëpo e rëndësishmja është që të mos pësosh gol në terren vendas”. “Jemi takuar me Porton edhe në të kaluarën dhe kemi respekt për skuadrat portugeze. Në skuadrën tonë kemi pasur ndikim të madh të futbollit portugez, në fillim me Carlos Quieroz, ndërsa tani me Cristianon dhe Nanin. Prandaj, dua të them se e kuptojmë futbollin portugez”. “Jemi të lumtur me përzgjedhjen dhe po mendojmë për fillimin e përgatitjeve për ndeshjet kundër Portos”, ka thënë skocezi për ManUtd.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...