Cannavaro: Liverpooli do të mbrohet

dardanmiftari | Monday, March 09, 2009 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, pohon se Liverpooli do të luajë lojë defanzive në ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve që zhvillohet të martën mbrëma në Anfield.
“Ne Bernabeu, Liverpooli nuk bëri asnjë tentativë për ta fituar ndeshjen. Gjatë gjithë ndeshjes, portieri i tyre (Reina) vazhdimisht dërgonte topa të gjatë në drejtim të Dirk Kuyt. Prandaj jam i sigurt se ata do ta bëjnë të njëjtën gjë edhe në Anfield”. “Megjithatë ne duhet ta zhvillojmë lojën tonë më të mirë dhe duhet të kemi durim, me qëllim që t’i shmangim gabimet në mbrojtje. Nëse shënojmë kundër tyre, atëherë do t’i detyrojmë të luajnë”, ka thënë mbrojtësi italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...