Sissoko mungon kundër Chelseat

dardanmiftari | Monday, March 09, 2009 | 0 Komente

Sipas "La Gazzetta dello Sport", mesfushori i Juventusit, Mohamed Sissoko, e ka thyer ashtin metatarsal dhe kështu do të qëndrojë jashtë fushe në dy muajt e ardhshëm, duke munguar edhe në ndeshjen shumë të rëndësishme të Zonjës së Vjetër kundër Chelseat, që zhvillohet të martën mbrëma në Olimpico të Torinos.
“Mohamed Sissoko e ka thyer ashtin metatarsal të këmbës së majtë”, shkruan në deklaratën zyrtare të klubit. Mungesa e Sissokos do të jetë një mangësi e madhe në mesfushën e Juventusit, ndërkohë pritet që vendin e tij ta zë 23-vjeçari Claudio Marchisio.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...