Crespo shpëton Interin

dardanmiftari | Sunday, March 01, 2009 | 0 Komente

Një ndeshje e bukur është zhvilluar të dielën mbrëma në Giuseppe Meazza, ndërmjet kampionit dhe nënkampionit të Italisë, Inter dhe Roma, respektivisht, e cila ka përfunduar me rezultat të barabartë 3-3.
Roma ishte skuadër dominuese në pjesën e parë duke krijuar epërsi të dyfishte brenda pak minutash. Daniele De Rossi e hapi rezultatin pas një krosimi të Mottas duke mposhtur me kokë portierin Cesar (23’). Mbrojtësi i krahut, John Arne Riise, e dyfishoi rezultatin në minutën e 30-të duke i çuar skuadrën e tij në pushim me diferencë prej dy golash. Në pjesën e dytë zikaltrit u këndellën dhe vetëm pas gjashtë minutash (52’), Mario Balotelli ngushtoi epërsinë pas një pasimi të Adrianos. Mirëpo, Giallorossët menjëherë e ngritën epërsinë e dy golave, pasi një lëvizje të mirë të Baptistas e shfrytëzoi Matteo Brighi, dhe shënoi golin e tretë të Romës (57’). Në minutën e 63-të, gjyqtari akordoi penallti në favor të skuadrës vendase pas një simulimi të Balotellit, dhe i njëjti nuk ishte i gabueshëm nga pika e bardhë. Heroi i Nerazzurëve në këtë takim doli të jetë Hernan Crespo, i cili dy minuta porsa u fut në lojë e barazoi rezultatin (73’) dhe ky ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes, pasi që Roma nuk i shfrytëzoi dy raste shumë të mira kah fundi i takimit për të dalë fitues nga kjo përballje.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...