Sezoni i përfunduar për Valon Behramin?

dardanmiftari | Monday, March 02, 2009 | 0 Komente

Mesfushori shqiptar i West Ham United, Valon Behrami, është dërguar në spital pasi ka pësuar dëmtime të ligamenteve në gju gjatë fitores së djeshme të ekipit të tij ndaj Manchester City.
Behrami, i cili aktivizohet për kombëtaren e Zvicrës, u lëndua pak para fundit të pjesës së parë të ndeshjes, dhe ekziston frika se ai mund të mos luaj më gjatë këtij sezoni. Menaxheri i klubit, Gianfranco Zola, thotë se megjithatë do të presë lajmet përfundimtare rreth situatës së kosovarit. “Ne ende presim. Ai është dërguar në spital për skenim. Shpresoj të mos jetë keq. Ndjejmë keqardhje për të, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Zola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...