Ferdinand: Kërkon më shumë trofe

dardanmiftari | Tuesday, March 03, 2009 | 0 Komente

Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, thotë se triumfi i Kupës Carling me Manchester United vetëm se e ka bërë atë më të uritur për më shumë sukses.
“Është mrekulli të fitosh gjithë atë që ne kemi fituar në 12 muajt e fundit, por nëse e përfundojmë sezonin vetëm me Kupën Carling, do të jetë zhgënjyese”, ka thënë Ferdinand. “Kjo nuk është për të nënçmuar garën. Kur të kem përfunduar karrierën time, kjo do t’u shtohet shumë trofeve që kam fituar. Por, ne dëshirojmë të përpiqemi të arrijmë më shumë he të fitojmë më shumë trofe”, shton anglezi. United fitoi trofeun e dytë këtë sezon pasi mposhti 4-1 në penalti Tottenhamin, pas 120 minutave pa gola. Djajtë e kuq janë të parët në Premierligë, në çerekfinale të Kupës FA dhe në garë edhe në Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...