Guardiola kthen sytë kah Silva

dardanmiftari | Tuesday, March 03, 2009 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, raportohet se është duke ndjekur anësorin e Valencias, David Silva.
Sportivja spanjolle Sport shkruan se Guardiola e krahason Silvan me ish-bashkëlojtarin e tij tek Barca, Michael Laudrup, dhe dëshiron ta sjellë spanjollin në Nou Camp në sezonin e ardhshëm. Në janar, bashkëlojtari i Silva, David Villa, u raportua se pranoi një ofertë të madhe prej 40 milionë funtesh nga Barcelona, por kjo është hedhur poshtë nga klubi i tij, Valencia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...