Gigli: Trezeguet nuk është në shitje

dardanmiftari | Thursday, March 19, 2009 | 0 Komente

Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka mohuar spekulimet e fundit në lidhje me një largim të mundshëm të sulmuesit David Trezeguet, duke thënë se sulmuesi francez nuk është në shitje.
“Mendoj se kjo çështje ka marrë fund me deklaratën e Blanc të shtunën. Të gjitha janë vetëm spekulime të mediave. Ai është njëri nga lojtarët tanë kryesorë dhe ai nuk do të largohet nga këtu”. “Jam takuar me Trezeguet të martën. Ai po stërvitej, ndërsa Ranieri po e përcillte. Ne duhet të përqendrohemi te fitoret dhe shpresoj që Trezeguet të stërvitet mirë dhe të jetë në dispozicion të trajnerit kur ai ta ftojë në ndeshje”, ka thënë Gigli për Affariitaliani.it.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...