Probleme në mbrojtje për Interin

dardanmiftari | Thursday, March 19, 2009 | 0 Komente

Para ndeshjes së fundjavës kundër Regginas, Interi përballet me probleme serioze në mbrojtje.
“Corriere dello Sport” njofton se Nicola Burdisso dhe Ivan Cordoba janë të dyshimtë për këtë përballje, Marco Matterazzi ka nevojë edhe për një javë që të rikuperohet, ndërsa Walter Samuel mungon për shkak të kartonëve. I fundit që është lënduar është Christian Chivu, që lë të kuptohet se i vetmi mbrojtës në dispozicion është Nelson Rivas. Krahas Rivasit në mbrojtje pritet të tërhiqet mesfushori argjentinas Estebian Cambiasso.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...